Jo më larg se këtë fundjavë, Ronela Hajati bëri një deklaratë lidhur me mospjesëmarrjen e saj në Festivalin e RTSH. “Atje janë disa lloj njerëzish që kanë ngulur rrënjë që kur i ka vënë babi im në punë . Babi im ka vdekur, tashmë duhen sjellë të rinj”, ka thënë Hajati, duke shtuar se politikat e përdorura për të fituar vendin e parë është një tjetër pengesë për të në këtë drejtim.
Një shpjegim i tillë ka shtyrë Kozeta Kurtin të reagojë nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ka folur jo pak për Ronelën, por edhe festivalin në tërësi. Kurti e ka nisur fillimisht me një kritikë ndaj mënyrës të të shprehurit të këngëtares, duke thënë ndër të tjera: “Së pari: mos thuaj për babain “vdiq”. Bëj në muzikë një të miliontën e tij në TV. Se ai prandaj nuk vdiq, por u nda nga jeta…” Për të vijuar më tej, Kozeta i ka bërë thirrje Ronelës për pjesëmarrje në festival, edhe pse, pikërisht në këtë pikë, gazetarja ka përdorur një frazë që lë jo pak vend për komente…
“Ku i dihet…ndonjë nga ata ‘të lashtët’ që janë në punë që prej kohës të babait tënd, mund të negociojë e të të shpalli fituese dhe kështu…ëndrra jote për Europën vjend ende më afër!” …Mos vallë Kurti sapo tha një të vërtetë fort të diskutueshme (prej kohësh) për vendin e parë në RTSH? Sepse, çdo vit tema e diskutimit është e njejtë dhe të gjithë e dimë fare mirë se sa shpesh dëgjojmë që vendi i parë në Festivalin e RTSH ‘merret me mik’. Mos vallë, prapa figurës parësore të Ronelës, Kozeta ka nënkuptuar diçka tjetër edhe më të rëndësishme? …Mbetet e hapur për diskutim!



















