KreuCelebrity

Sokol Ballën do ta shohim ndryshe nga më parë, ja projekti i ri që e sjell gazetarin në një tjetër rol!

Sokol Balla u komentua shumë për lëvizjen e tij nga Top Media në Vizion Plus, jo më larg se dhjetorin që lamë pas. Në krye të ‘Real Story’, duket se Balla ka ruajtur pak a shumë të njejtin format, me të ftuar të ndryshëm dhe diskutime mbi çështje politike. Pse u largua nga Top Channel? Balla nuk dha sqarime të mëtejshme dhe vazhdoi i qetë rrugëtimin në televizionin e ri.

Por, gazetari po ndërmerr një tjetër mision, e le të themi se këtë herë do të distancohet disi nga ekrani. Sipas InTV, Balla do të moderojë një emision radiofonik, duke nisur nga 15 maj. “Rikthehem pranë mikrofonit, flas me ty. Radio më seksi e Tiranës, Radio IN”, ka shkruar Balla në profilin në rrjetet sociale. Me pak fjalë, do të kemi një rikthim të gazetarit në radio, edhe pse nuk dihet pse e ka ndërmarrë këtë vendim.

Nuk besojmë se kjo do ta distancojë Ballën nga televizioni, megjithatë është një lëvizje që ka surprizuar jo pak. Na bëri vërtetë kuriozë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF