KreuCelebrity

Sot një ndër regjisoret më të njohura, por ja për çfarë ka spikatur fillimisht Vera Grabocka!

Emrin e saj e dëgjojmë pothuajse në çdo produksion të përmasave të mëdha televizive. Spektakle e konkurse nga më të ndryshmet, Vera Grabocka është fokusuar aktualisht tek Klan. Nga ana tjetër, Timo Flloko ka zbuluar mbrëmjen e djeshme në Top Show Magazine një tjetër sekret të Verës.

Aktori theksoi se edhe për librin e tij të ri, është konsultuar me Grabockën, duke sqaruar: “E ka aftësinë ta dallojë menjëherë çfarë i pëlqen e çfarë jo. E thotë çfarë bën e çfarë nuk bën”. Timo ka rrëfyer se Vera ka jo vetëm dëshirë, por edhe talent në interpretimin e poezive. “Vera ka studiuar për aktrim. Ka interpretuar krah Robert Ndrenikës. Fitoi premierën e ‘Shumë zhurmë për asgjë’ krah konkursit me Edi Luarasin dhe Justina Aliaj. Dhe fitoi premierën…”, ka  shprehur edhe më tej, Flloko.

Me pak fjalë, Grabocka ka spikatur fillimisht si aktore, për të vazhduar më tej rrugëtimin në fushën e regjisë televizive. Brenda përbrenda artit, gjithsesi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF