KreuCelebrity

As mami me babin, as tezja/Pushimet në Maldives i fiton më i vogli i familjes!

Nuk e dimë nëse ky udhëtim është një parapërgatitje për sezonin veror apo jo, por Maldives duket si destinacioni ideal për t’u përhumbur larg rutinës së përditshmërisë. Eh, e kush nuk e di këtë! Familja Hoxha po shijon ende ditët në një ndër vendet më të lakmuara në botë, e fotot dhe videot nuk kanë munguar.

https://www.instagram.com/p/BiSDge-hmIS/

https://www.instagram.com/p/BiRLKdslkRa/

Mes mëngjeseve për t’u patur zili të Sarës dhe Ledionit, e akuzave për fotoshop ndaj Lorit, vëmendjen e ka vjedhur një tjetër pjestar i këtij udhëtimi. London Noor nuk ka mbetur pa u publikuar në rrjetet sociale dhe duket se është më i përshtatshmi për të vjedhur vëmendjen. Fillimisht, ka qenë Sara ajo që ka postuar një foto të London dhe Lorit në perëndim, ku ka shkruar: “Dashuritë e mia duke gjetur hënën”. Sot, ka qenë radha e Ledionit për të ndarë një tjetër çast nga London.

Ulur në rërë, me një kombinim tipik për në plazh, dita e Noor ka nisur edhe më mirë nga ç’mund të priste. “Kapja e ditës, Peshku i Vogël”, ka shkruar Ledioni, për ta bërë të qartë se protagonisti i familjes në Maldives momentalisht është vetëm London. I ka këto prioritete dhe vegjëlia!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF