Ndërrimi i statusit për Jorida Tabakun në nënë ka qenë një gëzim i dyfishtë, pasi të bëhesh mama e dy binjakëve të jep një sadisfaksion të papërshkrueshëm me fjalë. E në këtë pikë fjalët kanë qenë të pakta nga ana e politikanes elegante që gjithmonë ka ruajtur një profil të ulët për jetën e saj personale. Megjithatë në daljen e fundit mediatike, Jorida ka rrëfyer disa gjëra të ëmbla për këtë moment të jetës së saj i tha. ““Mëngjesi im nis si i gjithë nënave të tjera shumëzuar për dy. Nuk kam kohë për kafen e mëngjesit, as gazetat nuk lexoj, është shumë kaotik, por është me shumë kënaqësi. Ka ndryshuar rutina, duhet të bëhesh shumë shpejt gati, “ u shpreh ajo në intervistën e dhënë për Wake Up, në Top Channel.
Ndërkaq në këtë sfidë jo të vogël të çdo nëne, Jorida ka bërë një zgjidhje që pak e bëjnë. Me dy beba të vegjël, ajo nuk ka punësuar një dado siç ndodh rëndom, por ka preferuar që këtë mision ta ndajë vetëm me bashkëshortin e saj, Saimirin. “Me bashkëshortin përpiqemi t’i ndajmë oraret, ai është shumë pozitiv në këtë aspekt. Nuk kam punësuar dado, por përkujdesemi unë me Saimirin. Është më mirë që të jenë afër nesh, është kënaqësi . Është kjo periudha që më duket që çfarë do që ne themi, ato i kuptojnë dhe dua që të jenë më tepër me ne”, u shpreh Jorida në rrëfimin e parë për të voglat e saj, teksa u duke edhe mjaft në formë.
Jordia Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike u bë nënë në qershorin e vitit që shkoi. Dy vajzat e saj quhen Iris dhe Abra. Në bisedën televizive sigurisht që në fokus ishte edhe politika, ku Jorida i mohoi zërat se do të jetë kandidojë përballë Erion Veliajt në garën për Kryetarin e Bashkisë. “Është shumë herët për mua. Sa e gjatë është rruga në politikë për mua. PD ka figura të tjera të konsoliduara. Nëse ka dicka që politika të më bëj është se unë nuk dua të ndryshojë, por unë dua ashtu siçka kam hyrë në politikë ashtu edhe të dalë”, u shpreh ajo.



















