Teksa pamë kopertinën e këtij muaji të “Vogue Italia”, reagimi i parë që bëmë ishte: ëoë sa shumë që i ngjan Gigi Hadid kjo modelja. Por me një shikim më të imtësishëm, e kuptuam që kishim gabuar, se kjo modele nuk i ngjan Gigit, por është ajo vetë.
Fansat nuk e kanë pritur aspak këtë kopertinë të 23-vjeçares dhe revista është vendosur në qendër të kritikave për shkak të përdorimit të tepruar të photoshop-it, të efektit “Blackface” (fytyra e zezë). Fotoja është shkrepur nga fotografja e njohur amerikane Steven Klein dhe modelja shfaqet krejtësisht e nxirë, në krahët e modelit Justin Martin.
“Duket si një person krejtësisht i ndryshëm,” tha një tifoz në seksionin e komenteve, ndërsa një tjetër shkruan: ‘Kjo nuk je ti …’
“As nuk të njoha fare”
“Pse nuk duhesh fare si ti këtu”
“’Shumë Photoshop”, janë disa nga komentet që kanë mbërritur në adresë të saj.
Disa të tjerë e kanë parë si një ofendim të publikut nga ana e “Vogue Italia”, sipas të cilëve pse duhet ta shndërronin Gigin në një modele me ngjyrë, kur ka plot të tilla, që janë po aq të bukura sa ajo. Nuk është hera e parë që Vogue Italia është vendosur në qendër të kritikave për kopertinat ku si modele kishin përgjedhur Gigin. E njëjta gjë ndodhi edhe në dhjetor të 2015, ku modelja u paraqit me një stil paksa afrikan.
Jemi në pritje nëse stafi i revistës do të jap një sqarim.



















