Anëtarët e familjes Beckham kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe këtë nuk reshtin së treguari çdo moment.
Brooklyn Beckham prej pak kohësh është zhvendosur në Nju Jork ku po vazhdon studimet për dizanj në shkollën “Parsons”, megjithatë ai sapo na provoi që për të, familja vjen e para. Bukuroshi i ka bërë një surprizë 43 vjetorin e lindjes babait të tij, David i cili nuk e fshehu gëzimin kur e pa teksa hynte në derën e restorantit.
Në ato momente Beckham ishte i kthyer me shpinë dhe nuk e kishte mendjen për të kuptuar se çfarë po ndodhte rreth tij, por reagimet e pjësëtarëve të tjerë që ishin në tavolinë e bënë që të kthente kokën dhe të shihte dhuratën më të bukur të ditëlindje. Mesa duket as Harper nuk e dinte që Brooklyn do të vinte, pasi në një moment gjatë videos dëgjohet teksa thotë: As unë nuk e dija.
Përqafimi babë e bir zgjati më shumë se një minutë dhe u shoqërua edhe me reagime të të pranishmëve.



















