KreuCelebrity

Kylie na tregon kuptimin e emrit të Stomit: S’më pëlqen, mund t’i kisha vendosur emër tjetër

Asgjë nuk mund t’ju ndalë kur vjen puna që t’i tregosh motrës gjithçka.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Kylie Jenner. 20-vjeçarja ka refuzuar çdo intervistë nga gazetarët që të flasë në lidhje me familjes e saj të re, por ka qenë Kim ajo që na ka ndihmuar që të mësojmë të rejat më të fundit nga jeta e të voglës së shtëpisë Kardashian/ Jenner. Në një intervistë krejtësisht ndryshe, ky gazetarja është as më shumë e as më pak veçse Kim Kardashian, Kylie na ka zbuluar se si është frymëzuar për  t’ia vendosur emrin vajzës së vogël Stormi, si është ajo në rolin e mamit dhe mendimet që ajo ka për kirurgjinë plastike.

Kim: Fazat e hershme të amësisë janë sfiduese. Si po ia dilni?
Kylie
: Në të vërtetë për mua ka qenë e kundërta, ka qenë diçka e mahnitshme dhe shumë argëtuese. Po mësoj shumë , më tepër për veten dhe jetën. Është një eksperiencë e mrekullueshme. Ka edhe kohë të vështira, netët pa gjumë apo zgjimi herët në mëngjes…Mendoj vetëm për të. Sa herë që më duhet të largohem, i them: Më  vjen keq, por duhet të largohem, do të kthehem shumë shpejt. Ajo ndoshta nuk e di se çfarë po ndodh, por unë mendoj vetëm për të kudo që shkoj, dua ta marr me vete…mezi pres që të rritet që të vijë me mua kudo.

Kim: Cili është frymëzimi për emrin e Stormit?
Kylie
: Në fakt nuk e di pse vendosëm Storm. Babai i saj insistoi. Mua s’më ka pëlqyer vetëm Storm. Më pas i shtuam një i, dhe i mbeti emri Stormi.  Për të qenë e sinqert, unë mendoj se mund të kisha zgjedhur emra të tjerë, por më duket se Stormi e zgjodhi vetë emrin e saj, pasi është fiks siç e ka emrin.

Kim: Çfarë mendoni për kirurgji plastike?
Kylie
: Mendoj se ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. Unë nuk jam kundër. Tani për tani nuk kam në mendje për të ndryshuar asgjë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF