KreuCelebrity

Bëri shqiponjën me Bushpepën, mediat greke “sulmojnë” Eleni Foureira: Provokim dhe tallje

Eleni Foureira e kishte fshehur për një kohë të gjatë origjinën e saj, pikërisht për shkak se kishte frikën se do të diskriminohej dhe do t’i mbylleshin rrugët e karrierës së saj për faktin që ishte nga Shqipëria. Me talentin e saj, ajo spikati dhe u shndërrua në një prej artistëve më potente në Greqi.

Më pas kur e kuptoi se nuk kishte asnjë arsye për të mos u ndjerë krenare që ishte nga Shqipëria, ajo e deklaroi origjinën e saj dhe nuk është ndalur të flasë për prejardhjen në intevistat që ajo jep. Eleni përfaqëson Qipron në Eurovizion, por një foto e saj e bërë së bashku me Eugent Bushpepën ku bënin simbolin e shqiponjës, e ka vendosur atë në qendër të kritikave nga mediat greke.

Sipas tyre, ky është një provokim i pastër, pasi ai është simboli i Shqipërisë së madhe. Ata e konsiderojnë këtë gjest jo vetëm provokues, por dhe tallës ndaj kombit të tyre.

Si asnjëherë tjetër, në këtë Eurovizion konkurrojnë tre shqiptarë, Eugent Bushpepa; Ermal Meta që përfaqëson Italin dhe Eleni Foureira- Qipron.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF