KreuCelebrity

Bashkëshorti i Nihanit përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur aktorit?

Është një prej aktorëve më të dashur turk, jo vetëm për shkak të rolit të tij në telenovelën “Sulltanesha Kosem”, por edhe për faktin se është bashkëshorti i një prej aktoreve më të mira, Neslihan Atagul. Besojmë se kuptuat që po flasim për Kadir Dogulu. Mirëpo nuk kemi lajme të mira nga ai.

Aktori është fotografuar nga paparacët nga një spital në Turqi, dhe në fytyrë mbante një maskë. Mësohet se Kadir nuk është ndjerë mirë, për këtë arsye ka përfunduar në spital, por nuk dihet konkretisht se çfarë shqetësimi ai pati.

Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul janë një ndër çiftët më të komentuara në Turqi. Ato u njohën gjatë xhirimeve të serialit “Mes dy dashurisë”, ku të dy kishin rolin e protagonistit. Çifti kurorëzoi në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare dy vjet më parë, në një ceremoni shuëmë të madhe mbajtur në breg të detit.

Neslihan është bërë e njohur në Shqipëri për rolin e saj në telenovelën “Dashuri e Pafund”, si Nihan ku pa spikatur me mënyrën e aktrimit, madje për këtë është vlerësuar edhe me çmimin “ylli më i ri në ngjitje”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF