Në ditët e sotme, rrjetet sociale janë shndërruar në një mjet matës për punën e tyre, por gjithashtu edhe si një urë lidhëse me fansat e tyre. Ndonëse Era Istrefi është e njohur jo vetëm në Shqipëri, por ndërkombëtarisht, ajo vetëm dje i ka arritur të ketë 1 milion ndjekës në Instagram.
Era publikoi një video të rrjetet sociale, ku shkruan se ishte një rrugë e gjatë për të arritur deri këtu, e ndërsa bën të ditur se duhet të presim gjëra të bukura më pas. “Arritëm 1 Milion ndjekës. Ishte një rrugë e gjatë, mezi prez t’ju tregoj se çfarë do ketë së shpejti dhe se për çfarë po punoj”, shkruan Era.
E para këngëtare që ka arritur të ketë një milion ndjekës ka qenë Enca, për t’u ndjekur nga Noizy. Më pas ishte Ledri, Luana, Elvana dhe së fundmi pjesë e tyre sapo u bë edhe Era Istrefi. Këngëtarja po punon për të sjellë projekte të reja muzikore, e ndërsa vetëm pak ditë më parë ajo ishte në Dubai në disa koncerte. Era u bë e famshme ndërkombëtarisht me hitin “Bob Bon”, publikuar 2 vjet më parë.



















