Samanta përpiqet të mos shkëputet asnjëherë nga tregu muzikor, të paktën jo për një kohë të gjatë. Me këngë e klipe të reja, Karavella po shfaqet gjithnjë e më e kuruar, madje është përfshirë në listën e vajzave të komentuara të shoubizit, për sa i përket pamjes së jashtme. Sot, këngëtarja ka vendosur të shfaqë disa imazhe ndryshe nga vetja, që jo çdokush i kujton.
https://www.instagram.com/p/BgqsDVlBWUV/
Të gjithë e dimë se Samanta e nisi rrugëtimin tek “Ethet e së premtes mbrëma”. Në moshë fare të vogël, artistja duket shumë ndryshe nga çfarë shohim sot. Ajo ka publikuar një video të shkurtër, ku shihet pranë Adi Krastës. Në xhirimin e postuar, Samanta përshëndet stafin e shkollës asokohe, duke nisur nga drejtori i shkollës, e deri tek shokët e klasës. Karavella e ka shoqëruar videon me nota humori, e duket se këtë herë, këngëtarja është kthyer shumë vite pas.
Nuk ndodh shpesh të shohim postime të kësaj natyre nga Samanta, edhe pse ‘Ethet’ mbetet një format shumë nostalgjik jo vetëm për ish-konkurrentët, por edhe për publikun. Fare e vogël Karavella, apo jo?



















