KreuCelebrity

Ledion fotografon një moment magjik: Londoni duke i puthur dorën Sarës!

Familja e vogël, Sara, London dhe Ledion janë zhvendosur diku larg për pushime dhe çifti herë pas here ka ndarë me ne momente nga ky udhëtim.

Kemi parë shumë foto të Ledionit teksa vishen matchy-matchy babë e bir dhe shumë mund të keni menduar se Londoni është më tepër djalë i babit. Por kurrsesi ai nuk mund të bënte përjashtim nga djemtë e tjerë. Gjërat janë të ndara në jetë. Vajzat janë të babit dhe djemtë të mamit dhe kjo foto na e vërtetoi plotësisht.

Londoni duke i puthur dorën Sarës, është fotoja më e bukur që mund të keni parë sot. Një foto që të mbush plot pozitivitet.

Djali i çiftit u bë i famshëm menjëherë pasi erdhi në jetë. Ndonëse është ende shumë i vogël, ai ka udhëtuar gjysmën e botës, madje disa herë, vesh firmat më të njohura dhe më të shtrenjta dhe mund të themi se ka filluar të ketë fanset e tij. Pas kësaj fotoje, sapo na e fitoi edhe ne zemrën.

Nuk mundemi ta përshkruajmë me fjalë këtë moment. Është kaq e bukur…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF