Ju kemi thënë pak më herët, se ky ka qenë viti i Adelina Tahirit.
Nuk po flasim për ndonjë projekt të ri muzikor, por jeta e saj private e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes së mediave. Në fillim ishte deklarata që na konfirmoi se ishte në një lidhje dhe më pas të gjithë ishim kureshtarë të mësonim se cili ishte djaloshi fatlum. Vetëm pak kohë më pas, zbuluam se ai ishte avokati më i pasur në Maqedoni Serzoja Markov…Më pas ishte fejesa, martesa, dhuratat e shtrenjta, dhe tashmë shtatzënia.
Bukuroshja ka konfirmuar lajmi se shumë shpejt do të bëhët nënë e një djali, e ndërsa vetëm pak orë më parë ajo ka publikuar një foto shumë të bukur me bashkëshortin teksa dy mbajnë duart në barkun e rrumbullakosur.
Këngëtarja ka publikuar herë pas here foto të sajat gjatë periudhës së shatzënisë, por e themi me bindje se kjo është fotoja më e bukur, të paktën deri më tani. Bebi pritet të vijë në jetë shumë shpejt, kështu që koha e Adelinës, nuk ka mbaruar ende. Ajo do vijojë të jetë në qendër të vëmendjes për edhe shumë javë të tjera.



















