Lori Hoxha është gjithnjë pjesë e portaleve, por në të njëjtën kohë edhe nuk është. Duket si një lojë fjalësh, por është krejtësisht e vërtetë. Është e pamundur që të mos lexoni të paktën një lajm në ditë për të; qoftë për shpenzimet e mëdha që bën, udhëtimet në destinacione nga më të ndryshmet, raportin me Vis Bajraktarin, por pavarësisht kësaj, Lorin e shohim shumë rrallë në intervista.
Megjithatë, ajo sot ka bërë përjashtim. Lori Hoxha ka realizuar një intervistë, që nuk ishte parë më parë, ku kësaj here nuk kishte gazetarë, por ishin pikërisht ndjekësit e saj që nëpërmjet mesazheve ia dërgonin pyetjet, dhe përgjigjet Lori i jepte në Story. Ishin pyetje nga më të ndryshmet duke filluar që nga makina që ajo pëlqen, look-u i saj, destinacioni i preferuar dhe shumë të tjera.
Ndjekësi: Vendi i preferuar
Lori: Maldive
Ndjekësi: A e shijon jetën?
Lori: Çdo ditë
Ndjekësi: Hey, para disa kohësh ke postuar në Instagram që floku yt origjinal është kaçurrel. Doja të të pyesja se çfarë produktesh përdor kur i mban flokët kaçurrela. Kam provuar shumë, por nuk kanë dhënë efekt?
Lori: Nuk i mbaj kurrë
Ndjekësi: Frika më e madhe?
Lori: E panjohura
Ndjekësi: Gjëja për të cilën je më krenare?
Lori: Familja ime
Ndjekësi: A je e lumtur?
Lori: Jo çdo ditë, por jam
Ndjekësi: Kënga e preferuar?
Lori: Over now- Post Malone
Ndjekësi: E Bardha apo e zeza?
Lori: E zeza
Jemi kureshtarë të dimë, a ju ka kthyer të gjithëve përgjigje, apo ka qenë selektive në përzgjedhjen e pyetjeve…Psh: e kemi të vështirë të besojmë se askush nuk e ka pyetur për raportin e saj me Visin…



















