KreuCelebrity

Futbollisti i Kombëtares takon Ezel dhe ai nuk ka ndryshuar aspak që nga ajo kohë!

Mund të kesh luajtur dhjetëra role dhe sërish nuk mund të kesh mbetur në mendjen e njerëzve, por ndonjëherë mjafton vetëm një për të mos u harruar kurrë.

Ndonëse, kur transmetohej telenovela turke e Ezel, ndërkohë po luhej kampionati Europian i futbollit (ose Botërori, këtë nuk dimë ta themi me siguri), të gjitha lokalet ishin të mbushura plot e për plot me djem, por që nuk shihnin ndeshjet, por Ezelin. Ajo ishte telenovela që arriti të ketë një shikueshmëri shumë të lartë, njësoj si Zhadja dikur, por kësaj here pjesa më e madhe e audiencës ishin meshkujt.

Me rolin e tij, Ezel, ose Kenan İmirzalıoğlu ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave, por çuditërisht edhe djemtë e pëlqenin shumë. Mesa duket mes djemve që e kishin aktorin e tyre të preferuar, ishte edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Futbollisti e ka takuar rastësisht në një prej restoranteve në Turqi dhe nuk ka nguruar të bëjë edhe një foto me të.

“Me Ezelin”, shkruan ai.

Me Ezelin ??

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi) on

Ezeli mbetet po aq i mirë saç ishte teksa luante tek telenovela. Shpresojmë që Cikalleshi t’i ketë treguar se sa shumë e duan shqiptarët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF