Përpos angazhimit në televizion si moderator, askush nuk mund të harrojë anën artistike të Arditit. Mes një karriere të gjatë e të pasur me krijimtari muzikore, Gjebrea na kujton herë pas here shpirtin e natyrën e tij prej muzikanti. Këtë herë, ai ka patur një dedikim të veçantë, për një figurë po aq të veçantë.
Gjebrea i ka uruar ditën e lindjes të madhes Nexhmije Pagarusha, ndërsa është munduar që fjalët t’i përzgjedhë plot kujdes. “Gëzuar ditëlindjen Çika jeme! Në fakt, ti je Çika e të gjithëve, je Bylbyli i Kosovës, Diva e vërtetë, The Real Queen!”, e ka nisur kështu shkrimin, Gjebrea. “…kush të njeh shpirtin, e di se sa e mira je! Fat që jetoj në kohën tënde!”, ka qenë dhe fundi i urimit të muzikantit, i cili ka shprehur konsideratat më të mëdha lidhur me Pagarushën.
Të shumta janë edhe komentet, që i bashkangjiten dedikim të Gjebreas, duke nisur nga artistët, e deri tek përdoruesit e thjeshtë. Urime, Pagarushës!



















