KreuCelebrity

Po Bella si duhet të jetë ndjerë? Gigi puthje- përqafime me Selena Gomez!

Vitin e kaluar, Selena Gomez mbërriti në tapetin e kuq të Met Gala së bashku me të dashurin e saj, The Weeknd, të cilën ajo nisi ta takonte fill pasi ai ishte ndarë nga Bella Hadid.

Mirëpo MetGala 2018 përveç se na mahniti të gjithë me veshjet e VIP-ave, na solli edhe episode shumë të veçanta. Një përqafim i ngrohtë mes Gigi Hadid dhe Selena Gomez ka tërhequr vëmendjen e mediave. Si për një rikujtim, Selena Gomez u lidh me ish të dashurin Bella Hadid, The Weeknd vetëm pak javë pasi ato u ndanë. Teksa mendohej se ato në mos do t’i mbanin mëri njëra-tjetrën, do të kalonin pa u vënë, e kemi pasur shumë gabim.

Duket se një moment i tillë është hedhur pas krahëve, si nga Selena e cila tashmë është “single” ashtu edhe nga Gigi.  Modelja 23-vjeçare duket se ka “shfrytëzuar” momentin që pranë saj nuk ishte Bella, për të bërë një bisedë me këngëtaren, bisedë e cila u shoqërua me puthje, përqafime dhe buzëqeshje.

Po Bella si duhet të jetë ndjerë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF