KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare pranon e penduar: “Kam bërë ndërhyrje në fytyrë!”

Edhe pse mund të mos e imagjinojmë informimin e fëmijëve deri dhe për ndërhyrjet estetike, është “Në kurthin e Puter Pan” formati që na bind për të kundërtën. E ftuara e parë e mbrëmjes së sotme ka qenë Albërie Hadergjonaj, e cila është prekur lidhur me një temë shumë të diskutuar. A ka rënë pre e korrigjimeve në fytyrë këngëtarja apo jo?

https://www.instagram.com/p/BhZdn9GHrYM/

Nëse shumëkush po priste që ta mohonte siç e do zakoni, Albëria ka bërë të kundërtën. “Jam diskutuar shumë për këto çështje dhe tani nuk e kam më problem të flas. Në fillim, rashë pre e trendeve për fryrjen e buzëve ose të tjera gjëra, si shumë të tjera. Dua t’ju bëj thirrje që të rrini siç ju ka bërë natyra. Tani po përpiqem të kthehem në identitet”, ka deklaruar Albëria, duke na rrëfyer kështu se ndihet e penduar për vendimet e marra lidhur me ndryshimet në fytyrë.

https://www.instagram.com/p/BeQvrOoDYRs/

Nuk shohim shpesh raste të tilla, pasi shumë të famshme insistojnë ta ruajnë me fanatizëm ‘sekretin’ e transformimeve të vogla ose të mëdha në pamjen e jashtme. Me këtë rast, Albëria ka dhënë edhe një mesazh që vlen për këdo që është në mëdyshje lidhur me ndryshime të kësaj natyre.

https://www.instagram.com/p/BW5sqWKj7s4/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF