KreuCelebrity

Ditëlindja e mamit, por protagonist është Leo! 31-vjetori i ëmbël i Chiara Ferragni-t…

Chiara-n e kemi diskutuar shumë për rikthimin e menjëhershëm në formë pas lindjes. E të themi të vërtetën, nuk pamë ndonjë ndryshim nga blogera edhe gjatë pritjes së ëmbël, përpos barkut të rumbullakësuar. Ndër rastet tipike ‘fajin e kanë genet’ (eh, fajin…), Ferragni na ka kujtuar sot se paraqitja e saj lë dhe më shumë vend për koment përpos peshës.

Duke qenë se çdo moment e ndan me ndjekësit në rrjetet sociale, Chiara nuk mund të  mos postonte vazhdimisht foto e video nga 31-vjetori i saj. Po, e lexuat mirë. Pas dukjes ëngjëllore dhe pamjes së një vajze të vogël, në fakt Chiara po i lë pas pak nga pak edhe të 30-tat! Një moshë që nuk sjell domosdoshmërisht plakje të parakohshme, por nga ana tjetër mund të mos favorizojë shumë as frymën prej vogëlusheje që transmeton Ferragni. E ndërsa blogerja ka festuar ditëlindjen, vëmendjen e ka rrëmbyer as më shumë e as më pak se sa vetë Leo.

Në krahët e së ëmës, duke buzëqeshur, Chiara ka shkruar se Leo është dhurata e parakohshme më e bukur që ka marrë ndonjëherë. E në të vërtetë, me aq sa publikojnë Ferragni e Fedez, duket se Leo do të mbetet protagonisti i i çdo eventi familjar për një kohë shumë të gjatë. Jo më kot, Leon e njihnim të gjithë ende pa ardhur në jetë…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF