Njihet për natyrën e tij rebele, momentet pikante që krijon në studiot televizive, si dhe konlifktet që shkakton lidhur me të njejtë personazhe. U vu në qendër të vëmendjes së fundmi për jetën e tij personale, ndërsa këtë herë u vërejt një tjetër detaj. Pati një përplasje mes Kastros dhe Denis Dyrnjasë, apo thjesht u duk si i tillë?
Ka mjaftuar një shkrim i gazetarit në rrjetet sociale, për të ndezur ‘zënkën’ mes tij dhe këngëtarit. “Vëmendja dhe përhumbja, janë si dashuria dhe urrejtja që i ndan një perde fare e hollë dhe kjo ndodh në PASDITE NË TOP CHANNEL”, ka shkruar Dyrnjaja, ndërsa Kastro ia ka kthyer: “Sikur ke parë një dragua mesjetar në periudhë menstruacionesh gjatë ngrënies së një pule mishngrënëse nga Divjaka!”. Pas një komenti të kësaj natyre, përgjigja e Dyrnjasë ka qenë edhe më e dyshimtë: “Mbetesh një shtazarak ekstremist i vërtetë, vetëm se prej letre.”
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Kripë dhe Piper’, Kastro ka sqaruar gjithçka. Ndoshta, fansat e tij që tashmë janë mësuar e kanë pritur një shpjegim të tillë…”Denisi është shoku im dhe nuk jam përplasur asnjëherë. Është një shaka që bëmë publikisht”, ka thënë këngëtari, duke mos lënë më vend për komente e dyshime. Si gjithmonë, Kastro!



















