Faqja goodeveningeurope.net ka publikuar një artikull lidhur me renditjen e meshkujve më seksi këtë Eurovizion. Djemtë janë vlerësuar me pikë, nga 1, deri në 12, e le të themi se vlerësimi për Eugent Bushpepa nuk është ndër më maksimalët. Rokeri më i dashur shqiptar ka marrë 5 pikë, ndërsa në artikull shpjegohet se ka një arsye pse artisti ia ka mbërritur në listë.
“Është vokali më i mirë në garën e këtij viti. Nëse Eurovizioni do të ishte një konkurs këndimi, ai do ta fitonte. Dhe e dimë që rokerët mbahen gjallë me kafe, cigare dhe alkool, por do dëshironim të hante më shumë pica e të merrte ca kilogramë më shumë, pasi vajzat preferojnë djem më të rëndë se vetja”, shkruhet ndër të tjera në artikull. Nga ana tjetër, Ermal Meta renditet i dyti me dhjetë pikë, me stilin tipik italian e aksesorët pirsing në fytyrë.
Që të jemi të sinqertë, vështirë se bashkohemi në të njejtin mendim me faqjen në fjalë lidhur me Eugentin. Po ju si mendoni, meriton më shumë pikë Bushpepaj në këtë drejtim apo jo?
https://www.instagram.com/p/BiVLPdHAP1Q/



















