Khole Karadashian ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit. 32 vjeçarja është berë nënë për herë të parë me një vajzë, emri i së cilës është True.
Vetëm dy ditë para se te sillte në jetë vajzaën, Khole u gjend përballë një situate që asnjë vajzë nuk do dëshironte të ishte, në asnjë moment të jetës; bashkëshorti i saj, basketbollisti Tristan Thompson, u filmua teksa po e tradhtonte me dy vajza, që për publikun ishin të panjohura.
Nisur nga kjo, mendohej se marrëdhënies se Kholes me Tristan, i erdhi fundi, por jo. Ylli i “Keeping Up with Kardashian” e fali, pavarësisht asaj se çfarë të tjerët mendonin apo thonin për të, sepse tashmë nuk duhet të mendonte vetëm për vete, por edhe për vajzën, e cila ka qenë edhe arsyeja se përse e fali.
Një burim për E!, është shprehur se Khole e toleroi tradhtinë për të mbajtur familjen të bashkuar.
“Pavarësisht skandalit, Khloe do t’i japë një mundësi të dytë Tristan. Ajo do që ta mbajë familjen e bashkuar, edhe për hirë të vajzës”, u shpreh ai.



















