KreuCelebrity

Pak orë larg Eurovizionit, këngëtarja shqiptare me një urim të përzemërt për Eugentin!

Pak orë na ndajnë nga nata e shumëpritur! Eurovizioni është më pranë se kurrë, e po kaq e afërt është edhe performanca e Eugent Bushpepës. Rokeri do të ngjitet në skenën e Lisbonës për të na dhuruar emocione si kurrë më parë, e nuk është e nevojshme të themi se po e presim me padurim.

https://www.instagram.com/p/BiE8vrGABoB/

Përpos ‘prekjes magjike’ të Enada At’Nikollës, nuk do mend që Genti ka marrë shumë urime nga të afërm e kolegë. Ka qenë Soni Malaj ajo që i ka dedikuar disa fjalë publikisht Bushpepës. “Shumë suksese, miku im, ndriçofsh sonte në skenën e Eurovizionit. Suksese gjithe delegacionit shqiptar”, ka shkruar Soni, duke i shoqëruar fjalët me një foto bardh e zi të Eugentit gjatë një prej performancave.

https://www.instagram.com/p/BihP3wJnhaM/

Duket se ethet e këtij edicioni të festivalit europian i kanë mbërthyer të gjithë, e jo pa faj. Presim me padurim spektaklin që do të dhurojë Bushpepa!

https://www.instagram.com/p/BcU6FjCA0zX/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF