KreuCelebrity

Enada At’Nikolla “bekon” Eugent Bushpepën për natën e parë të Eurovizionit!

Vëmendja e gjithë shqiptarëve sot është në Lisbonë. Eugent Bushpepa dhe grupi i tij do të

performojë i treti në natën e parë të Festivalit Europian, Eurosong, me këngën “Mall”. Prej ditësh, qysh kur u prezantua prova e parë e Bushpepës reagimet kanë qenë pozitive, teksa komplimentet kanë shkuar edhe për veshjet e grupit shqiptar, që mbajnë firmën e stilistes Enada At’Nikolla.

Kostumi elegant me elementë rock, ishte një gjetje e stilistes që është mirëpritur jo pak. Por, nëse deri më tani kishim parë vetëm pak nga paraqitja e Eugentit videoja që ka prezatuar Enada pak minuta më parë në instagramin e saj na sjell një pamje të plotë të veshjes së Eugentit, e cila është një art në çdo detaj!

 

Në fakt, Enada At’Nikolla ka “folur” sot për herë të parë për punën e saj, “Një përgjegjësi Kombëtare”, siç e cilësoi ajo, në një dalje televizive, në të vetmin rast që foli për propozimin që i ishte bërë, për të krijuar veshjet e Eugent Bushepepës dhe grupit të tij në Eurovizion!

Ndërkaq, dy ditë më parë Eugent Bushpepa dhe grupi shqiptar parakaluan me eventin e mirëseardhjes që iu kushtua Eurosongut në Lisbonë. Në tapetin blu ata u shfaqën sërish me veshjet At’Nikolla dhe impakti ka qenë po aq mbresëlënës.

Sot në mbrëmje emocionet janë të mëdha. Eugent Bushpepa do të realizojë ëndrrën e tij, të këndojë për gjithë Europën, në Eurovizion. 3 minutat e tij janë të të gjithë shqiptarëve. Po aq sa edhe dëshira për të vijuar më tej! Ne e shpresojmë!

Suksese Eugent edhe nga BORDO! Bëj në atë skenë atë që di të bësh më mirë! Shkëlqe!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF