Të sqarohemi që në fillim, me siguri Kim Kardashian nuk e ndjek Luanën nëpër rrjetet sociale, dhe nuk besojmë ta ketë kopjuar, por modelin e flokëve me të cilën Kim u paraqit në Met Gala, ne ja kemi parë shumë shpesh Luanës.
Duket se moderatorja shqiptare e ka të preferuarin e saj këtë model flokësh, duke qenë se në llogarinë e saj në instagram shohim disa foto me flokët e kapura gjysmë, të ngritura lart mbi kokë. Ne dalje televizive, por edhe në përditshmërinë e saj Luana Vjollca, është paraqitur shpesh me këtë model flokësh. Një koincidencë e bukur kjo me Kim, ose më saktë me parukierët e saj.



















