Arjolën e shohim çdo ditë në ekranin e Klan me ‘Kush vjen për drekë?’ Me të ftuar nga më të ndryshmit, moderatorja tërheq vëmendje edhe me postimet e ndryshme në rrjetet sociale. Pamë shumë nga udhëtimi i përbashkët me mikeshën dhe kolegen Kiara Tito në Itali, ndërsa këtë herë Shehu ka tërhequr vëmendjen me diçka ndryshe…
https://www.instagram.com/p/BibeXltFR77/
Pak minuta më parë, moderatorja ka publikuar një foto, ku shihet krah një mashkulli, fytyrën e së cilit nuk e ka zbuluar krejtësisht. Nuk mund të mos vërehet krahu i djalit i hedhur në supet e Arjolës apo duart e bashkuara të të dyve, por…a mund të flasim për një romancë të mundshme?! Vështirë të themi, pasi me aq sa dallohet personazhi në krah është Kelvi Kadilli, njëkohësisht një nga miqtë më të ngushtë të Arjolës. Dyshja janë përfolur edhe më parë për lidhje mes tyre, edhe pse me aq sa duket zërat janë të pavërtetë.
Moderatorët kanë punuar së bashku në IN TV, edhe pse tashmë i janë drejtuar dy konkurrentëve më të mëdhenj televiziv, siç janë Klan dhe Top Channel. Megjithatë, foto tërheq jo pak vëmendje, apo jo?



















