KreuCelebrity

Kur Karma funksionon, si iu kthye fati Lorit ditën e sotme?

Edhe pse jo bindje e çdokujt, nuk janë të pakët ata të cilët besojnë tek Karma. ‘Bota rrotullohet’ do të ishte një sinonim i mirë në këtë rast, që njerëzit kujtohen ta thonë zakonisht vetëm kur krijohen situata negative. Ndërsa Lori, sot ka vërtetuar të kundërtën.

https://www.instagram.com/p/Big1Q7ZBWS8/

Pushimet e fundit të familjes Hoxha na çuan sa në Maldives, aq edhe në rrugët londineze. Duke postuar foto e video vazhdimisht, Lori është ndalur tek një moment mjaft i veçantë që i ka ndodhur këto 24 orët e fundit. “Dje gjeta një kuletë kartash në një taksi dhe ia riktheva vajzës që e kishte harruar aty. Sot, isha unë ajo që harrova çantën në taksi dhe shoferi ma riktheu në hotel. Çmenduri se si funksionon Universi! Bëj mirë dhe e mira do të të kthehet”, ka shkruar Lori. Mesa duket, një gjest i tillë nga ana e shoferit të taksisë e ka impresionuar jo pak, e këtë moment ka vendosur ta ndajë me miqtë në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BihJYOsBBWK/

Ka patur dhe nga ata komentues që me shaka kanë thënë se nuk do të ndodhte e njejta gjë po të ishte në Shqipëri, por trashëgimtarja e Top Channel nuk është shqetësuar shumë për këtë pjesë. Ndoshta, Lori po shijon ende çastet që i kanë zbukuruar ditën…

https://www.instagram.com/p/BifMR9ChPON/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF