Rita shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në MET Gala, duke na kujtuar dhe një herë se di më së miri të jetë protagoniste në evente. Me koncerte nga më të shumtat, duket se Rita nuk di të ndalet. E sa për qershorin, fillimi i muajit e afron Ritën edhe më shumë pranë nesh.
https://www.instagram.com/p/Bihec2znQ8l/
Thamë se do të ishte një ndër artistët me famë botërore që do të performonte në kryeqytet gjatë verës. Lajmin e ka përforcuar edhe më shumë vetë Ora, e cila ka shpërndarë gjithë informacionin e mundshëm pak orë më parë në Facebook. “Shumë e emocionuar që do të shkoj në Tiranë, kryeqytetin e pandryshueshëm të Shqipërisë, për një super spektakel më 3 qershor, në të mrekullueshmin sheshin Skëndërbe. Pres me padurim për të festuar me të gjithë ju – Tirana rocks!”, ka shkruar Rita, duke u zyrtarizuar edhe më tej lajmin.
Me pak fjalë, data 3 qershor nuk është ndër më idealet për t’u larguar nga kryeqyteti. Pritet një atmosferë e paharruar!



















