KreuCelebrity

Dhe po, ia doli: Eugent Bushpepa në finalen e Eurovizionit!

Ëndrra u bë realitet! Eugent Bushpepa është zyrtarisht i kualifikuar për në finalen e Eurovizionit për këtë vit. Një emocion që na përshkroi të gjithëve, pas një suspance jo të pakët deri sa dëgjuam brohorimën “ALBANIA” nga drejtueset e festivalit.

Entuziazmi që shfaqi Bushpepa dhe i gjithë ekipi ishte i njejtë me atë që u krijua në shtëpitë e shumicës prej shqiptarëve. Edhe pse çdo gjë të çonte në këtë përfundim, ankthi se mund të mbeteshim jashtë finales vazhdoi deri sa mësuam se tashmë mbetet vetëm të kthejmë sytë nga finalja. Me shpresën se do të pozicionohemi në një vend të favorshëm, i urojmë Bushpepës vetëm suksese të mëtejshme.

Në fakt, janë dy shqiptarë që kualifikohen sonte për në natën e madhe, pasi Qipro ishte një ndër vendet e para që kaloi në finale. Kjo po që është krenari!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF