Pallati mbretëror i Anglisë është drejt përfundimit të përgatitjeve për dasmën e Princ Harry, por duket se lidhjet me familjen e nuses, dhëndri nuk i ka shumë të mira.
E çuditshme por e vërtetë, por Harry nuk e ka takuar asnjëherë babain e nuses së tij të ardhshme. Madje çudia shkon deri aty, sa babai i Meghan lajmet për përgatitjet e dasmës së vajzës së tij, i mer nëpërmjet rrjetit në një internet caffe, sepse mesa duket interneti në shtëpinë e tij nuk është mjaftueshëm i mirë.
Thomas Markle do ta shoqërojë vajzën e tij në altar, për t’ja dorëzuar Harryt, pas 10 ditësh por ai ende nuk e ka takuar personalisht dhëndrin, por thuhet se ata vetëm kanë folur nëpërmjet telefonit. Meghan nuk ka marrëdhënie të mira as me vëllain e saj, i cili ka dhënë disa deklarata të çuditshme kohët e fundit, duke paralajmëruar Princ Harryn të ketë kujdes nga nusja që ka zgjedhur, sepse ajo nuk është ashtu siç duket.
Meghan Markle do të jetë shumë shpejt zyrtarisht pjestare e familjes mbretërore britanike dhe pavarësisht problemeve që ajo duket se ka me familjen e saj, ajo ka arritur t’ja rrëmbejë zemrën të gjithë familjes së bashkëshortit të saj të ardhshëm.



















