Ndoshta pak e dinë, por Lori Hoxha dhe Era Istrefi janë shoqe shumë të mira. Vajzat simpatike të showbiz-it shqiptar momentalisht ndodhen në Londër dhe këtë na e kanë bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.
Më sakt ka qenë Lori ajo që ka postuar në llogarinë e saj në instagram një video në të cilët shihet Era, teksa i lyen buzën shoqes së saj. “Ajo urren faktin, që unë nuk vendos asnjehere laps buzesh”; ka shkruar trashëgimtarja e Top Channel në video. Epo shoqet e ngushta edhe të kritikojnë ndonjëherë, sigurisht që për mirë dhe kritikat nga një mike e mirë janë gjithmonë të mirëpritura.



















