KreuCelebrity

Në çantën e Selenës ishte shkruar një mesazh biblik që duhet ta lexojë çdo vajzë!

Ishin veshje të kuruara deri në detaje, sa që do të na duhen disa ditë që të mund t’i analizojmë. Kështu që MetGala pa dyshim do të vijojë të jetë në qendër të vëmendjes së mediave botërore edhe për pak kohë.

Kësaj radhe do të ndalemi tek Selena Gomez. Nuk do të flasim as për përqafimin e saj të ngrohtë me Gigi Hadid, motrën e ish të dashurës së ish të dashurit të saj (The Weeknd ka qenë i lidhur me Bella Hadid dhe pas ndarjes me të u lidh me Selenën), nuk do të flasim as për ngjyrën e saj bronxi që shumë e kanë komentuar si diçka të tepërt, por për një detaj shumë i bukur në çantën e saj, që jo të gjithë e kishin vënë re.

Këngëtarja 25-vjeçare mbante në duar një çantë të bardhë të “Coach”, mbi të cilën shkruhej ky fragment biblik: Një grua që ka frikë nga Zoti është një grua që do të lëvdohet”.

Mirëpo nuk është hera e parë që Selena zgjedh që nëpërmjet çantës së saj të përcjellë mesazhe të rëndësishme. Edhe vitin e kaluar, në çantën e saj shkruhej: “Dashuro veten fillimisht”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF