KreuCelebrity

Duke shijuar diellin, Floriana Garo, në një shëtitje të ëmbël me vajzën e vogël

Floriana Garo, është ndër ato personazhe që e do shumë botën e televizionit, megjithatë është dashur që të heqë paksa dore prej tij, për shkak se i është dedikuar familjes. Prej mëse një viti, moderatorja bukuroshe është zhvendosur në Zvicër, aty ku jeton partneri i saj, e ndërsa vetëm pak kohë më parë është bërë nënë për herë të parë.

Adia e vogël erdhi në jetë më 12 mars dhe lajmin e bukur e dha vetë moderatorja teksa postoi një foto të doçkës së saj të vogël në Instgram. Teksa këtu në Shqipëri ka qenë një javë me mot shumë të vrenjtur, në Zvicër shkëlqen dielli, dhe mamaja e re e ka shfrytëzuar këtë kohë të bukur duke dalë shëtitje me vajzën dhe një mikeshën e saj.

Këtë moment të bukur, ajo ka zgjedhur që ta ndajë edhe me miqtë e saj virtual, megjithatë është siguruat mjaft mirë që Adia të mos i duket fytyra në foto.

Mesa duket mami Floriana nuk është gati për të na prezantuar me vajzën e saj të vogël.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF