KreuCelebrity

Greqia u skualifikua në Eurosong, Eleni Foureira: Isha gati të qaja, është atdheu im

Mbrëmja e djeshme ka mbërthyer përpara ekranit si asnjë herë tjetër miliona shqiptarë duke ndjekur një ndër kometicionet më të rëndësishme të muzikës që Shqipëria merr pjesë, siç është Eurovizon. Ndryshe nga vitet e kaluar, në Euroson kanë qenë jo një, por tre shqiptarë; Eugent Bushpepa që përfaqësn vendin tonë,  Ermal Meta- Italinë dhe e Eleni Foureira e cila përfaqëson Qipron.

Fatmirësisht, Eugenti dhe Eleni ia dolën të shkonin në finale, e ndërsa për Ermal Metën do ta zbulojmë sot. Në intervistën e parë që pati, pas përfunimit të natës së parë, Eleni u shpreh se është shumë e lumtuar që ai doli të kualifikohej për finalen e madhe dhe se do të jap maksimumin e saj që të shkruajë historinë për Qipron.

“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen që më jepni. Do mundohem të bëj histori për Qipron. Nëse nuk e bëj, sërish do jem e lumtur sepse kjo aventurë është e mrekullueshme për mua”, u shpreh Eleni.

E pyetur nga një gazetar, se si u ndje kur mësoi se Greqi nuk ishte kualifikuar, ajo u shpreh: Në fakt nuk e dëgjova që unë kisha kaluar në finale. Po mendoja ku është kamera, pastaj pashë kamerën dhe u emocionova që kalova në finale. Po vrapoja si e çmendur, me taka të larta dhe kur u ktheva po pyesja Greqia, Greqia? Dhe pashë që Greqia nuk kishte kaluar në finale, isha gati të qaja. Më vjen shumë keq, edhe për shtetet e tjera, por Greqia është atdheu im. Do doja gjërat të ishin ndryshe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF