Emina Cunmulaj është kujdesur që të na e tregojë me detaje momente nga shtatzënia e saj.
Nuk kanë qenë nga ato postime, ku modelja “mburrej” se ishte në super formë edhe pse disa muajshe shtatzënë, por here pas here na ka treguar se fytyra e saj ishte mbushur me puçra, momentet kur ndihej shumë e lodhur, kur kishte shumë neps për të ngrënë diçka. Barku i saj i madh, ndërkohë që në trup nuk kishte shtuar asnjë kilogram, bëri që shumë të dyshojnë se është në pritje të binjakëve, por nuk është aspak kështu.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, në muajin e fundit të shtatzënisë, Emina shuajti çdo dyshim. Nuk është në pritje të binjakëve, por gjininë e bebit nuk e ka zbuluar ende. Do të na duhet të presim ditën deri kur bebushi do të vijë në jetë.
“Nuk është habi që unë jam gjuajtur si një thes boksi. Gjatësia e bebit është në 90%, diçka që pritej se unë jam 1.85 cm dhe bashkëshorti im 1.95, por ky do jetë një gjigand apo çfarë? Lol. Jam shumë e emocioniar që do të mbaj në duar të voglin tim. E di që nuk ka qenë e gjitha me trëndafila dhe flutura, por ka qenë një shtatzëni e mbarë…duke hequr këtu mëngjeset e vështira në tre muajt e para, ditët rraskapikëse, nervin shiatik lol do të mungojë periudha e shtatzënisë”, ka shkruar ajo në Instagram.



















