KreuCelebrity

Bes Kallaku ka një hall çuna dhe me siguri ju do ta kuptoni!

Duket se kjo gjë nuk do të ndryshojë kurre! Çuna e keni parasysh kur ju thote partnerja qe i duhen vetëm 5 minuta për t’u bërë gati, për të shkuar diku së bashku?!

Në fakt po, ato pesë minuta bëhen gjithmonë 50, apo edhe më shumë…Dhe ju keni kohë mjaftueshëm për të parë një film, apo pse jo dhe një ndeshje futbolli, apo për t’ja futur një sy gjumë, përpara se të shihni që ajo më në fund është gati. Epo ja duket se të njëjtin hall ka edhe Bes Kallaku.

Xhensila, e cila është në pritje të ëmbël postoi një foto ne llogarinë e saj në instagram, dhe dukej kaq e bukur me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan të gjatë. Por teksa ndjekësit e komplimentonin këngëtaren për nurin e bukur të shtatzënisë, Besi ka një shqetësim krejt tjetër. “Hajde zbrit poshtë se kam 1 orë që po të pres, lei fotot”,  ka komentuar ai nën foto, duke shkaktuar reagime plot humor mes ndjekësve.

Me sigurin ‘zemërimi’ i Besit ka zgjatur fare pak, sepse e ëmbla Xhensilë ka ditur si ta zbusë shumë shpejt.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF