KreuCelebrity

S’e pranuan kurre lidhjen, por ky detaj i tradhëton këngëtarët shqiptar!

Thuhet se janë çift prej 3 vitesh, por ata asnjëhere nuk e pranuan. Bëhet fjalë per Ronela Hajatin dhe Young Zerka, dy këngëtarët që krahas profesionit, mesa duket kanë gjetur shumë të përbashkëta tek njëri- tjetri, që i ka bërë të jenë me shumë sesa thjesht kolegë apo shokë, siç edhe dyshja është shprehur shpesh nëpër intervista të ndryshme.

Dhe ne bëmë sikur i besuam! Në fakt po te mos ishte instagrami, ‘selfiet’, dhe syzet pasqyrë, edhe mund t’i kishim besuar. Dhe ja, kanë qenë pikërisht syzet që i kanë tradhëuar kesaj here, pasi reflektimi i tyre na ka treguar shumë. Që të jemi të qarte, Ronela prej disa ditësh ndodhet ne Santorini (po,po e dimë që cilësohet si qyteti i të dashuruarve), por mund të shkosh dhe me shoqe atje…

pavarësisht se këngëtarja është kujdesur që të postojë foto në të cilat ndodhet e vetme, një foto e postuar në isntastory, ka bërë që syrit tonë të vëmendshëm, të mos i shpëtojë një detaj në dukje i vogël, por që i zbuloi të gjitha.

Duket se Ronela ka hipur në një motorr, dhe ka dashur ta ndajë me ndjekësit këtë moment, nëpërmjet një ‘selfie’…Ne lehtësisht arritëm të dallonim nëpërmjet treflektimit të syzeve se cili ishte kavalieri, që po i bënte xhiron me motorr Ronelës. Prit, mos është Zerka ky djali me flokët kaçurrela?! Ronela dhe Zerka, në motorr, në Santorini. Ne nuk po themi asgjë më shumë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF