Ju thamë, se për MetGala do të vijojmë të flasim edhe për disa ditë të tjera me radhë.
Veshjet e VIP-ave ishin aq të kuruara, saqë ishte shumë e vështirë që të mund t’i shquaje të gjitha brenda vetëm një dite. Mirëpo, nuk do të ndalemi tek ndonjë detaj apo veshje specifike, por tek një personazh që na zhgënjeu të gjithëve me pamjen e saj. Ajo ishte Selena Gomez. Këngëtarja 25-vjeçare kishte bërë një ngjyrë bronxi në trup, e cila jo vetëm që nuk i shkonte aspak, por sa vinte dhe po i hiqej gjatë mbremjes, duke e bërë lëkurën e saj të dukej pulla-pulla.
As veshja, por as make up-i nuk ishin një zgjedhje e duhur dhe mesa duket këtë nuk e kuptuam vetëm ne, por edhe vetë Selena. Një ditë, pas mbrëmjes së madhe, ajo ka postuar një vide në Instagram teksa shfaqet duke vrapuar dhe bashkangjitur saj shkruan: Unë kur shikoj fotot e mia në MetGala. Me të vërtetë, pamja e saj në ceremoninë e djeshme, ishte “për t’ja futur vrapit”.
Me when I saw my pictures from MET ??♀️
Mirë që e kuptoi Selena. Më mirë vonë se kurrë, i thonë.



















