KreuCelebrity

Pak para dasmës së Meghan dhe Harry, Pallati Mbretëror ka një njoftim të rëndësishëm

Nëse dëshironi që të takoni mbretëreshën, tashmë të gjithë e keni një mundësi.

Ajo çfarë lexuar më sipër është e vërtetë. Të gjithë ju keni mundësi për të takuar mbretëreshën e Elisabeth. Sigurisht, duhet të plotësoni, vetëm një kusht: të dini të gatuani. Ndoshta duhet ta specifikojmë më tepër: të dini të gatuani për MBRETËRESHËN.

Që në kohën që u bë zyrtare dasma e princ Harry-it dhe e Meghan Markle, Pallati Mbretëror ka kërkuar shumë punonjës të profesioneve të ndryshme, por kësaj radhe ato janë në kërkim të një kuzhinieri profesionist. Ai duhet të jetë i gatshëm të punojë me kohë të plotë nga e hëna në të dielën, për të gjitha rastet; për darkat shtetërore dhe deri të vaktet për stafin. Do ketë mundësi për të jetuar në Pallatin mbretëror dhe një pagë shumë të mirë.

Jemi të bindur që të gjithë do pyesin sa është paga dhe ne po jua themi pa e vonuar më tepër: £ 21,151.88 në vit. Përveç pagës, do ketë padyshim ushqim dhe strehim falas, trajnim dhe qasje në mjedise rekreative dhe një skemë pencionesh për kontributin e punëdhënësit 15 për qind.

Nëse mendoni se ia dilni, atëherë aplikoni. Keni kohë deri më 24 maj 2018!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF