KreuCelebrity

Supermodelja e njohur, nënë për herë të dytë

Ajo konsiderohet një nga modelet me portretin më të ëmbël në botë, e njëkohësisht tejet e suksesshme. Miranda Kerr i ka dhënë fund prites së saj të ëmbël dhe ka sjellë në jetë djalin e saj, duke u bërë kështu nënë për herë të dytë.

Kerr dhe bashkëshorti i saj, Evan Spiegel janë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të djalit të tyre që e kanë pagëzuar me emrin Hart. “Nuk mund ta përshkruajmë me fjalë se sa të lumtur jemi. Flynn është shumë i lumtur që tani është bërë vëllai i madh”, kanë thënë për People prindërit e rinj. Supermodelja ka një djalë të quajtur Flynn nga martesa e saj e parë me aktorin e njohur Orlando Bloom.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF