KreuCelebrity

Kush tha që nuk janë pajtuar? Bella dhe The Weeknd fotografohen duke u puthur në Kanë

Jemi mësuar tashmë që personazhet e njohura, të mohojnë lajmet që qarkullojnë për to, ndonëse janë të vërteta. Vetëm pak ditë më parë, u përfol se Bella Hadid dhe The Weeknd janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrin, madje ishin parë duke u puthur në festivalin e Coachella 2018, por modelja e mohoi të ketë qenë ajo.

Mirëpo mesa duket na paska gënjyer. Ato jo vetëm që janë bashkë, por jaë më të lumtur se kurrë. Dyshja simpatike janë parë teksa po puthur në festën e Magnum, në Kanë. Të pashqetësuar nga dhjetëra sy që po i shikonin, apo se mund t’i fotografonin, ato nuk nguronin që t’i jepnin njëri-tjetrit puthje përqafime.

Jeta personale e motrave Hadid duket se nuk po shkon dhe aq mirë…apo duhet të themi të kundërtën? Si Gigi ashtu edhe Bella janë rikthyer në krahët e ish-të dashurve të tyre, pasi u shkëputën për disa muaj. Asnjëra nuk e ka konfirmuar një lajm të tillë, por fotot e sjella nga paparacët na e vërtetuan se gjithçka është e vërtetë. Shpresojmë që çiftet të mos kenë fatin e Selena Gomez dhe Justin Bieber, të cilët u ndanë, u ribashkuan pas shumë kohësh dhe u ndanë sërish.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF