KreuCelebrity

Bebe Rexha rrëfen skandalin për producentin e famshëm: “Tentoi të më përdhunonte!”

Skandalet seksuale në Hollywood do të jenë kryefjala e 2018-tës, e kjo është e sigurt. Nga çështja Weinstein që vazhdon të mbetet ende e hapur, e deri tek akuza nga më të shumtat kundrejt meshkujve të famshëm, së fundmi ka qenë ish-producenti i Drake ai që është denoncuar për dy raste përdhunimi. Ka mjaftuar ky lajm që të reagonte Bebe Rexha, duke rrëfyer dhe një eksperiencë personale.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“E lumtur që më në fund femrat dolën hapur. Është e frikshme. E provoi dhe me mua, por unë vrapova me të shpejtë jashtë studios. Karma funksionon”, ka shkruar fillimisht Bebe në Twitter. “Është e frikshme për artistet të dalin hapur e të thonë diçka. Ato janë gra të forta. E provoi të njejtën gjë me mua kur isha ende këngëtare e re”, ka shkruar në vijim Rexha, duke zbuluar një të vërtetë të hidhur mbi fillimin e saj në industrinë e muzikës.

Edhe pse nuk ishte prononcuar ndonjëherë në këtë formë, këngëtarja paska kaluar jo pak. Skandalet në Hollywood nuk kanë të ndalur…!

https://www.instagram.com/p/Bijrr4mAuVB/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF