KreuCelebrity

Oriola nuk bën vetëm foto provokuese, sapo na vërtetoi që di të bëjë dhe vokalica

Modelingu për të është në plan të dytë, pasi prej pak kohësh ajo është bërë pjesë e grupit OTR, me të cilët po përgatitet për të sjellë disa këngë të reja. Ndoshta është ekzagjëruar paksa me maninë e vajzave të ekranit, qofshin këto moderatore, modele, që kanë nisur karrierën e tyre në botën e muzikës. Edhe Oriola Marashi ka njoftuar se shumë shpejt do të sjellë disa këngë, por kjo gjë e ka vendosur në qendër të kritikave, duke dyshuar për aftësitë e saj për të kënduar.

Mirëpo në një video të publikuar në rrjetet sociale, Oriola si për të na “vërtetuar” që ka zë, shfaqet në dritaren e një hoteli në Itali duke bërë disa vokalica. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë turistëve.

Oriola Marashi sigurohet që të provokojë me fotot e saj. Përveç pozimit, edhe diçiturat që ajo vendos mbi foto ngjallin reagime të shumta në në komente, qoftin ato pozitive, ose negative. Por për Oriolën, duket se këto komente nuk kanë aspak ndikim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF