KreuCelebrity

Arilena surprizon me veshjen, shikoni zgjedhjen ndryshe të artistes në eventin e fundit!

Arilena njihet për zërin, projektet me famë ndërkombëtare, bashkëpunimet që sjell herë pas here…por, këtë herë këngëtarja na ka sjellë një version ndryshe të saj. Ishte një ndër pjesëmarrëset në promovimin e librit “Kërcim në bosh”, mes shumë emrash personazhesh shqiptarë. E duhet të themi se veshja e Arilenës na surprizoi jo pak.

Një fustan i zi, me dekolte të hapur dhe i tejdukshëm në anë – me pak fjalë, një paraqitje që nuk i lë shumë vend imagjinatës. Veshje të tilla të zbuluara në anë janë kthyer shpesh në objekt bisede, shoqëruar me pyetjen e (shumë) dëgjuar deri tani: “a ka veshur mbathje apo jo?” Por, le të mos merremi me këtë pjesë, pasi nuk qëllon shpesh ta shohim Arilenën në këtë version. Kanë qenë të rralla performancat e saj në një version kaq ekstravagant, edhe pse duket se Ara ka nisur të guxojë jashtë skenës për eksperimentimin me paraqitjen.

https://www.instagram.com/p/BimRH0ChaHo/

Këngëtarja ka postuar disa foto në Instagram, duke na treguar edhe më shumë nga ceremonia. Si mendoni, a ka bërë zgjedhjen e duhur Arilena lidhur me veshjen në këtë event?

https://www.instagram.com/p/Bhez3mohVlF/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF