Ka përfunduar me sukses nata e dytë gjysmëfinale e Eurovizion, ku u mësuan edhe 10 shtetet e tjera finaliste. Përveç 5 shteteve financuese të këtij spektakli (Itali, Gjermani, Francë, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar) dhe vendit organizator Portugali, 10 shtetet që u kualifikuan për mbrëmjen e madhe janë:
Serbia
Moldavia
Hungaria
Ukraina
Suedia
Australia
Norvegjia
Danimarka
Sllovenia
Hollanda
Këtë vit, si asnjëherë tjetër në këtë kompeticion europian të muzikës, konkurrojnë tre shqiptar; Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, Eleni Fureira që përfaqëson Qipron dhe Ermal Meta, Italinë. Fatmirësisht të tre artistët shqiptar do të jenë në natën finale. “Mall” i shqiptarëve është pritur mjaft mirë. Ajo ishte kënga e dytë më e komentuar e Eurovizionit, e ndërsa Eugenti është vlerësuar si zëri më i mirë mashkullor.



















