KreuCelebrity

Lori, rasti tipik i paraqitjes (super) luks, edhe kur vishet me Topshop!

Sa herë flasim për Lorin, në mendje na vijnë kombinimet e shumta, veshjet firmë e shumëçka tjetër që lidhet me një paraqitje unike. Veçohet nga pjesa tjetër e personazheve, pikërisht falë stilit ndryshe dhe koleksioneve të fundit. Sa herë flasim për çmime marramendëse veshjesh, emri i Lorit është medoemos i renditur në listë.

https://www.instagram.com/p/BhzwqQWAE9I/

Trashëgimtarja e Top Channel na ka treguar një detaj mjaft interesant: mund të vishesh me Zara, H&M, Topshop dhe vlera e kombinimit ta kalojë 1000 dollarëshin. Por, si arrihet diçka e tillë? Së fundmi, Lori ka postuar një foto nga rrugët e Londrës, ku shihet me një look në dukje farë të thjeshtë. Bluzë dhe xhinse, pardesy e hollë me vija dhe shapka, kanë qenë zgjedhjet e Hoxhës për të shijuar ditët e pushimit jashtë vendit. E ndonëse pardesyja nga Topshop ka kushtuar vetëm 67 euro, kanë qenë shapkat Gucci që kanë prekur shifrën prej 965 eurosh. Duke shtuar edhe syzet e diellit Linda Farrow (575 euro), vetëm me kaq, veshja e Lorit në foton e mëposhtme kushton 1600 euro.

https://www.instagram.com/p/BifMR9ChPON/

Nuk është hera e parë që Lori bën zgjedhje të tilla, e ia vlen të themi se kjo natyrë kombinimesh e veçon edhe më shumë në stil. Si ju duket kjo paraqitje?

https://www.instagram.com/p/BijhliFBLdg/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF