Dafina dhe Ledri ishin një ndër çiftet më interesante të shoubizit, ndoshta edhe prej historisë së tyre jo fort klishe për publikun shqiptar. Nëse kemi parë çifte që ndahen për të mos u kthyer më, ky nuk ishte rasti i dy artistëve në fjalë. Pas një periudhe të gjatë ‘pushimi’, Duffye dhe Ledri u rilidhën, edhe pse për një kohë të shkurtër.
Por, sidomos pas shpërnguljes së Zeqirit në Amerikë, nuk mendohej aspak për një rikthim të mundshëm mes tyre. Edhe pse, Dafinës i ka munguar diçka nga koha e kaluar me Ledrin…Këngëtarja ka postuar në Instastory një foto nga klipi ‘Got Your Back’, ku shihet krah reperit. “Sa më mungojnë këto flokë”, ka shkruar Duffye, referuar periudhës kur kishte zgjedhur nuancën e bronxtë për paraqitjen. Ndoshta, ishte kjo një zgjedhje e qëllimshme me një mesazh të fshehur prapa?!
Nuk e dimë ende, por diçka është e sigurt: Dafina e ka fshirë foton, pas gjithë zhurmës së shkaktuar në median rozë. Sepse, me aq sa dimë, Duffye është në një lidhje…apo jo?!



















