Për një kohë shumë të shkurtër ajo u kthye në një prej këngëtareve më të mira në botë, duke u renditur krah artistëve më të njohur të showbiz-it botëror. Rita Ora nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj, duke na bërë shpesh krenarë.
E ndërsa para dy ditësh ‘Sunday Times Rich List’ e cilësoi yllin e pop-it si një ndër këngëtaret më të pasura britanike, duke lënë pas edhe emra si Ed Sheeran apo Calvin Harris, duket se një tjetër lajm vjen nga këngëtarja shqiptare, por kësaj here në aspektin personal. Ora ka bërë një deklaratë të papritur për revsitën People: “Jam biseksuale 50 me 50 dhe këtë nuk kam pse ta fsheh kush jam dhe çfarë jam”. 27-vjeçarja ka pranuar se në jetën e saj ka patur eksperienca edhe me meshkuj edhe me femra.
Një prej këngëve të saj Rita ia ka kushtuar komunitetit LGBTI, dhe për këtë është përgëzuar pa masë nga fansat nëpër rrjetet sociale.



















