KreuCelebrity

Shumë mund ta kenë paragjykuar, por Armina sapo ka firmosur një alamet kontrate

Ajo është kthyer në një prej bloggereve më të njohura në vend, por jo vetëm. Krahas shumë bashkëpunimeve me firma apo marka të ndryshme jasht kufijve, duket se Mevlani ka arritur të marrë një ofertë tejet joshëse, nga një prej emrave më të njohur të prodhimit të shampanjës dhe verës në Francë, ‘Moet & Chandon”. Bukuroshja shqiptare është përzgjedhur si ambasadorja përfaqësuese e kësaj firme dhe këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në instagram.

“Ndaj me ju lajmin e lumtur. ‘Moet Society më ka përzgjedhur si një nga blogeret përfaqësuese të ‘Moet&Chandon’. Kjo pije e mrekullueshme më ka shoqëruar në evente shumë të lumtura, ashtu siç do të vazhdojë të më shoqërojë gjithmonë. Rrugëtimi im fillon në fund të muajit maj, si udhëtimi i parë më ‘Moet&Chandon’, për t’u pasuar me udhëtime të tjera gjatë vitit. Kjo pije do më çojë në eksplorimin e shumë vendeve të bukura, të cilat unë do ti ndaj shumë shpejt me ju”, ka shkruar blogerja. Duket se Armina po ia del shumë mirë, për të sheshuar në një farë mënyrë edhe paragjykimet që e kanë shoqëruar shpesh, për shkak të jetës së saj të luskit, ku shumë prej komentuesve e kanë akuzuar se çdo gjë, ajo  ka nga i fejuari i saj Shkëlzen Berisha.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF